Futboll/ Drejt sezonit të ri, pak shpresë për investime në stadiume
Lexohet për: 2 min.
stadiumi-020723
1 vit më parë
Linku u kopjua

Më pak se dy muaj kanë mbetur deri te fillimi i edicionit të ri të Superligës së Kosovës në futboll dhe shpresa për të parë infrastrukturë dhe stadiume më të mira është shumë e vogël.

Pothuajse të gjitha stadiumet e klubeve të Superligës kanë nevojë për investime, por në asnjë prej tyre nuk pritet të intervenime konkrete brenda këtij viti.

Në gjendje më të rënduar janë dy skuadrat gjilanase, Drita dhe Gjilani, që vazhdojnë t’i zhvillojnë ndeshjet në fusha me barë sintetik për shkak se stadiumi i qytetit tashmë pothuajse është bërë jofunksional.

Drejtori i Drejtorisë së Sportit në Komunën e Gjilanit, Kushtrim Zeqiri, thotë për KosovaPress se tashmë është kontraktuar një kompani që do ta hartojë projektin e stadiumit dhe pas kësaj, punimet mund të fillojnë pas rreth tre muajve.

Megjithëse, është në gjendje më të mirë se stadiumet tjera, për investime ka nevojë edhe stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty ku ndeshjet i zhvillon skuadra e Llapit. Trajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina thotë vendosja e reflektorëve është ajo që mund të bëhet ende pa filluar sezoni i ri, po kërkon që të investohet edhe në mbulojën e tribunave të stadiumit.

E një lajm shpresëdhënës sa i përket kësaj çështje erdhi të enjten e javës së kaluar që prek direkt stadiumit olimpik “Adem Jashari”, në Mitrovicë, i kthyer tashmë në një gërmadhë. Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj mori vendim për të ndarë 3.2 milionë euro, buxhet ky i cili sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, do të hapë rrugën për fillimin e punimeve në këtë stadium.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Megjithëse, është folur për kohë të gjatë, KosovaPress mëson se gjatë këtij viti nuk pritet të ketë intervenime në stadiumin “Fadil Vokrri”. Fat të njëjtë do ketë edhe kampioni i Kosovës, “Ballkani”, pasi nuk është paraparë ndonjë intervenim në stadiumin e qytetit në Suharekë, ndërkohë që në stadiumin “Liman Gegaj”, në Malishevë po punohet në rregullimin e tribunave./A.Bytyçi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025