Fury rikthehet nga pensionimi për tu ndeshur me ish-njeriun më të fortë në planet
Tyson Fury e ka konfirmuar se është në bisedime për të bërë rikthimin e tij në ring, në një përballje kundër ish-kampionit të “Njeriut më të Fortë në Botë”, Hafthor 'Thor' Bjornsson.
Fury, 33 vjeç, nuk ka boksuar që kur njoftoi tërheqjen e tij nga boksi profesionist në muajin prill, pasi mbrojti titullin e tij të peshave të rënda WBC kundër Dillian Whyte në Wembley, përcjell KosovaPress.
Por “The Gypsy King” tani ka zbuluar se ai është në bisedime për t'u përballur me Bjornsson, i cili luajti "The Mountain" apo “Malin” në serinë e njohur televizive "Game Of Thrones", me bisedimet që po vazhdojnë që lufta të zhvillohet në një stadium futbolli në Londër në muajin nëntor.
“Do të ishte pak argëtuese. Do të ishte mirë të hyje aty para, të themi, 70,000 tifozëve dhe t'i tregosh se çfarë është boksi, ta bëj të humbasë dhe ta nokautoj”, tha Fury për “The Telegraph”.
“Ne jemi duke folur me ekipin e tij për momentin dhe kjo është padyshim diçka për të cilën jam i interesuar”, shtoi më tej “The Gypsy King”.
Fury ende nuk ka hequr dorë nga titulli i tij në peshat e rënda WBC dhe shpreson se ai do të vazhdojë të kthehet në boksin profesionist për t'u përballur me fituesin e rimeçit të Anthony Joshua me Oleksandr Usyk.