Fund dramatik, Irlanda e Veriut mposht Kosovën
Ka përfunduar ndeshja mes Irlandës së Veriut dhe Kombëtares së Kosovës, ku nikoqirët kanë arkëtuar pikët e plota nga kjo përballje.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Windsor Park”, Kosova ka pësuar humbje si mysafire e Irlandës së Veriut, ku kjo e fundit shënon fitore me shifrat 2:1, përcjell KosovaPress.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Vedat Muriqi, i cili kalon “Dardanët” në epërsi prej 1:0 në minutën e 58’ të ndeshjes.
Kosova vazhdoi me presion deri në 10 minutat e fundit të ndeshjes, ku më pas pranoi dy gola të cilët ia siguruan humbjen skuadrës së Alain Giresse.
Gavin Whyte ishte ai i cili e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 82’, kurse fitoren nikoqirëve ia siguroi Josh Magennis, i cili në minutën e 90+3’ e vulos fitoren e Irlandës së Veriut me rezultat 2:1.
Me pikët e reja, Irlanda e Veriut ngjitet në kuotën e pesë pikëve në vendin e tretë, krahas Kosovës që zë vendin e dytë me gjashtë pikë të tubuara.
Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Irlandës së Veriut.