FSSHK kërkon zbatimin e pagesës shtesë në pagat e punonjësve shëndetësorë
Lexohet për: 2 min.
mjeket-600x360-1
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryesia e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do të adresojë kërkesën te ministri i Financave Hekuran Murati dhe ministri i Punëve të Brendshme  Xhelal Sveçla , si dhe Thesarit të Kosovës, për zbatim të aktgjykimit për vlerësimin e kushtetueshmërisë së Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Në komunikatë thuhet se vendimi i Kushtetueses në pikën 7 është shfuqizuar me shpalljen e këtij aktgjykimi, andaj FSSHK ka pritur nga Qeveria të zbatojë pagesën e shtesës në pagë për të punësuarit në shëndetësi, e cila shtesë është ndërprerë nga hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave në shkurt 2023, shtesë të cilën punëtorët shëndetësorë e kanë gëzuar nga 2008, respektivisht të realizohet shtesa në pagë  prej 45.76 eurosh qe nga muaji shkurt 2023 kur ka hyrë Ligji i Pagave në fuqi e në vazhdimësi.  

FSSHK njofton se gjatë ditëve në vijim do të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që të zbatojë edhe pikat të tjera të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese,  përkatësisht përvojën në punë 0.5%, kërkesën për rregullimin e pagave për punë të njëjtë pagë të njëjtë dhe çështjet e ndërlidhura me diskriminimin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024