FSPK paralajmëron protestë, Azemi: Kërkojmë rritje të pagave për punëtorët teknikë
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata Sindikale e Sektorit Privat të Kosovës ka shfaqur pakënaqësitë e saj në lidhje me siç u tha ‘zhvatjen e tenderëve dhe mos dhënien e pagave të premtuara nga qeveria për punëtorët e sektorit publiko-privat’.

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi theksoi se problemet vijnë si pasojë e zvarritjes së tenderëve dhe mos dhënien e pagave të premtuara për punëtorët teknikë të fushës së shëndetësisë dhe atij arsimor në komunën e Prishtinës.

"Ne kemi pas zvarritje të tenderëve. E kemi problemin në QKUK, paga në marrëveshje është 405 euro ndërsa tani marrin 270 euro. Te komuna e Prishtinës kemi të njëjtat probleme, kemi arritur marrëveshje për punëtorët teknikë të shkollave, të Qendrave të Mjekësisë Familjare për shkak të procedurave burokratike të cilat dëshirojmë të ndryshohen", theksoi Azemi.

Për sindikatën sipas kryetarit Azemi, shqetësim të madh kanë edhe për punëtorët e Universitetit të Prishtinës dhe ata të QKUK-së, dhe ka paralajmëruar grevë nëse nuk arrihet zgjidhja për dhënien e pagave të premtuara nga Qeveria edhe komuna e Prishtinës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024