FSK: KFOR ishte në dijeni për marshimin e rregullt në Mitrovicë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar marsh kondicional me 215 ushtarë, nga kazerma “Minatori” deri ne fshatin Frashër të Mitrovicës, dhe është kthyer në bazë. Për këtë, Forca ka bërë të ditur se, në dijeni ka qenë Komandanti i Batalionit të KFOR-it, dhe stafi i tij, të vendosur në bazën e tyre në Maxhunaj.
Marshimet janë aktivitete të zakonshme të njësive të FSK-së, dhe realizohen disa herë përgjatë vitit kalendarik në pjesë të ndryshme të Kosovës.
“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të aktiviteteve të planifikuara ka marshimet kondicionale dhe taktike. Në vazhdën e kësaj, Regjimenti i Tretë i Forcave Tokësore (R3KFT) ka realizuar marshimin kondicional për të cilin kanë qenë të njoftuar Komandanti i Batalionit të KFOR-it, dhe stafi i tij të vendosur në bazën e KFOR-it në Maxhunaj. Në kuadër të planit mujor të trajnimeve për muajin Qershor 2023, me datë 23.06.2023, R3K, ka realizuar marshimin 12 km në zonën e përgjegjësisë, zona e Mitrovicës”, ka njoftuar Forca e Sigurisë së Kosovës.
Regjimenti 3 i KFT e ka realizuar me sukses këtë marshim.
Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur ky është marshim i rregullt dhe nuk ka të bëjë asgjë me situatën aktuale në veri të vendit.
Ai ka kërkuar që marshit të mos jepet tjetër konotacion ndërsa ka bërë thirrje që të mos besohen lajmet e rreme.