Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka mbledhur partnerët e saj në konferencën vjetore “FSK dhe partnerët 2023” e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes për të përmirësuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të realizuar planet me partnerët në vazhdim. Derisa partnerët ndërkombëtarë u shprehën të gatshëm për të vazhduar mbështetje dhe bashkëpunimin me Kosovën si dhe duke falënderuar mbështetjen që Kosova u ofron atyre.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se partneriteti është shumë i rëndësishëm për të ballafaquar sfidat dhe operacionet e sigurisë në interesa të përbashkëta.
Ai tha se FSK-ja është e përcaktuar për të rritur bashkëpunimet me partnerët ndërkombëtarë.
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari tha se FSK-ja nuk do te ishte këtu nëse nuk do kishte mbështetjen nga vendet aleatë me trajnime ushtarake.
Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier tha se janë të gatshëm të mbështesin një forcë shumë etnike ushtarake për Kosovën. Ai tha se ShBA ka dhënë ndihmë mbi 23 milionë FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Ambasadori i Gjermanisë, Joern Rohde u shpreh se Gjermania vazhdon të jetë partnere e fuqishme e Kosovës, sepse sipas tij Kosova është një partnere e shkëlqyeshme për transformimin e FSK-së.
Ai ka falënderuar ekipin e kërkim shpëtimit të Kosovës për ndihmën që u kanë ofruar gjatë tërmetit në Turqi.
Zëvendës ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Paul O’Connor theksoi se KFOR-i britanik është i fokusuar përreth kufijve të Kosovës, ai ka vlerësuar edhe punën e policisë dhe gatishmërinë e saj për të ndihmuar popullatën sa i përket sigurisë.