FSK demonstron aftësitë në operacione speciale gjatë kushteve dimërore
Lexohet për: 2 min.
340226360_560430929520996_4657261741493235194_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Forca e Sigurisë së Kosovës, në praninë e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharit, dhe oficerëve tjerë të Forcës, organizuan aktivitetin e demonstrimit të aftësive për manovrim me kapacitete të Operacioneve Speciale dhe Kërkim Shpëtimit malor në kushte dimërore.

Garda Kombëtare që është njësia kryesore e FSK-së, me kapacitete të reagimit në emergjenca civile duke përfshirë kapacitet e njësisë së Kërkim Shpëtimit (KSH), në bashkëpunim me njësinë e Operacioneve Speciale, me qëllim të demonstrimit të aftësive për planifikim dhe ekzekutim të operacioneve të KSH malor demonstruan:

“Evakuimin e të lënduarve me teleferik; Operacionet me motor-ski; Operacionet e Kërkim-Shpëtimit me K9 (qenë); Kërkim-Shpëtimi në Ortek; Trajtimin e të lënduarve, Qitjet me precizitet të lartë dhe aktivitete tjera. Ky aktivitet gjithashtu shërben në funksion të testimit dhe ngritjes profesionale të Forcës në ofrimin e Mbështetjes Ushtarake për Autoritete Civile (MUAC) sipas mandatit dhe misionit të Forcës. Komandanti i FSK, përgëzoi udhëheqësinë e njësive për profesionalizimin e treguar në planifikimin, përgatitjen dhe ekzekutimin e këtij demonstrimi, duke kujtuar që ky kapacitet është shumë i vlefshëm dhe i nevojshëm në mbështetje të autoriteteve civile, dhe si i tillë kërkon aktivitete të tilla për ruajtjen dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive”, thuhet në njoftim të FSK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025