Fronti Evropian VLEN-it: Vazaliteti ndaj VMRO-DPMNE poshtëron shqiptarët
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Fronti Evropian akuzoi sot ashpër subjektet politike shqiptare të cilat pritet të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme së Maqedonisë së Veriut, duke thënë se ato me këtë po e shkelin legjitimitetin e votës së lirë dhe Marrëveshjen e Ohrit.

Në një konferencë për media, kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se Fronti Evropian ngadhënjeu si koalicion fitues në zgjedhjet presidenciale me diferencë prej 40.000 votash, ndërsa në ato parlamentare me mbi 31.000 vota dhe 6 deputetë më tepër.

Fronti Evropian dhe opozita shqiptare, në dhjetor 2023 dhe janar 2024, firmosën deklaratë për mos-hyrje në Qeverinë e re pa ndryshimet kushtetuese.  Ahmeti tha se për Frontin Evropian është e papranueshme që pjesë e qeverisë të bëhet koalicioni me numër më të vogël të mandateve.

Ai ka akuzuar VLEN-in se me hyrjen e saj në partneritet qeverisës me VMRO-DPMNE shkel Marrëveshjen e Ohrit që bazohet në legjitimitet.

Ahmeti nuk ka dashur të shpalosë hapat e ardhshëm të Frontit Evropian, por u shpreh shkurt se opinioni do të njoftohet me kohë.

VMRO-DPMNE dhe koalicioni i katër partive politike shqiptare VLEN thonë se kanë përfunduar bisedimet për bashkëqeverisje dhe për ndarjen e posteve ministrore në Qeverinë. Bazuar në paralajmërimet e VMRO-DPMNE-së, Qeveria e re e pritet të zgjidhet më së voni deri më 20 qershor.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024