Franca trondit Italinë për Grupin A1 të Ligës së Kombeve
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Futbollistët e Francës kanë shënuar fitore të madhe në përballjen e tyre sonte në udhëtim ndaj Italisë me rezultatin 3:1, duke siguruar kështu vendin e parë dhe kalimin në grupin A1 të Ligës së Kombeve, edhe pse para ndeshjes ata nuk konsideroheshin favoritë.
Azurët befasuan me lojë të dobët në “San Siro” duke pësuar gol qysh në minutën e dytë nga Rabiot për 0:1.
“Debakli” i italianëve vazhdoi me autogolin e Vicario në minutën e 33-të për 0:2. Tre minuta më vonë Cambiso riktheu azurët në lojë duke zvogëluar epërsinë e “gjelave” 1:2, por kjo ishte e tëra që ata mund të bënin në këtë ndeshje.
Në pjesën e dytë, skuadra franceze shënoi edhe një gol përmes Rabiot në minutën 65-të pas asistimit të De Ligne për epilogun 1:3 që siguron grupin A1 të Ligës së Kombeve me 13 pikë në vendin e parë në tabelë, por me gol-diferencë më të mirë, teksa Italia e dyta po me aq pikë, pritet të sigurojë pjesëmarrjen në fazën e play-off-it.