Franca paralajmëron shtetasit të mos udhëtojnë në Lindjen e Mesme
Lexohet për: 1 min.
franca
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Franca të enjten paralajmëroi qytetarët e saj kundër udhëtimit në Liban, Izrael dhe territoret palestineze mes rreziqeve të "përshkallëzimit ushtarak".

“Për shkak të rreziqeve të përshkallëzimit ushtarak në Lindjen e Mesme, qytetarët këshillohen rreptësisht të mos udhëtojnë në Izrael dhe në territoret palestineze…”, tha Ministria e Jashtme në faqen e saj të internetit.

Ajo gjithashtu paralajmëroi shtetasit francezë që të mos udhëtojnë në Liban, përfshirë për qëllime turistike dhe familjare.

Ushtria izraelite goditi Bejrutin jugor të martën, duke vrarë komandantin e lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr.

Disa orë më vonë, një sulm në Teheran vrau liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh. Izraeli nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar sulmin që vrau gjithashtu truprojën e shefit të byrosë politike. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025