Franca urdhëroi kompaninë Apple të martën të tërhiqte iPhone 12 nga shitja pasi testet zbuluan se modeli po prodhonte nivele rrezatimi që tejkalonin pragjet rregullatore.
“Reklamimi i iPhone 12 është ndalur në Francë derisa kompania Apple të ofrojë një përditësim për të gjitha pajisjet e prekura”, tha Ministri për Tranzicionin Dixhital dhe Telekomunikacionin Jean-Noel Barrot në X.
Më herët, ANFR tha në një deklaratë se kohët e fundit ka kontrolluar Normat Specifike të Përthithjes (SAR) të 141 telefonave, përfshirë iPhone 12. SAR përcakton sasinë e energjisë së bartur nga valët elektromagnetike dhe të përthithur nga trupi i njeriut.
Duke vënë në dukje se një tejkalim i kufirit SAR u vu re me iPhone 12, ANFR i kërkoi kompanisë Apple të zbatojë të gjitha mjetet e disponueshme për të korrigjuar me shpejtësi këtë keqfunksionim.
Në Evropë, kur një telefon mbahet në dorë ose në xhepin e pantallonave, ai duhet të ketë një nivel rrezatimi prej 4 vat për kilogram, ndërsa ANFR zbuloi se kjo sasi ishte 5.74 W/kg në iPhone 12./AA/