Franca mbetet e fokusuar në mbështetje të Ukrainës pasi grupi Wagner kërcënon të arrijë Moskën
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Franca mbetet e fokusuar në mbështetjen e Ukrainës pasi grupi paraushtarak Wagner kërcënoi të arrinte në kryeqytetin rus Moskë, tha të shtunën presidenti  francez, Emmanuel Macron.

“Presidenti Emmanuel Macron po ndjek nga afër situatën ndërsa ne mbetemi të fokusuar në mbështetjen e Ukrainës”, tha Zyra e Presidentit për transmetuesin publik TF1.

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin për tradhti në një fjalim kombëtar të shtunën, pasi luftëtarët paraushtarakë kaluan kufirin nga Ukraina në Rusi, duke hyrë në qytetin e Rostov-on-Don.

Më parë, Prigozhin akuzoi forcat ruse për sulmimin e luftëtarëve të tij, një pretendim që Moska e mohon.

Prigozhin, muajt e fundit, ka akuzuar vazhdimisht Rusinë se nuk i ka furnizuar me armë të mjaftueshme grupit paraushtarak.

Wagner ka luftuar së bashku me ushtrinë e rregullt ruse në Ukrainë. (AA)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024