Ambasadori francez në vendin tonë, Olivier Guerot, thekson nevojën për “të vërtetuar me saktësi faktet” nëse Serbia qëndron mbrapa sulmit terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit, para se ndaj këtij shteti të ndërmerren masa ndëshkuese. Megjithatë, në një intervistë për KosovaPress, ai shton se “nuk mund të mos i bëjmë vetes pyetje” pas gjithë atij armatimi të kapur nga autoritetet e Kosovës.
Guerot shpreh qëndrimin e Francës kur deklaron se pret që Serbia të bashkëpunojë plotësisht në mënyrë që autorët e këtij akti terrorist të dalin para drejtësisë.
Sipas tij, agresioni i 24 shtatorit vetëm sa ka theksuar nevojën që dialogu është “e vetmja mundësi për të zgjidhur ngërçin aktual përmes mjeteve politike”.
Intervista e plotë:
O. Guérot: Franca dënoi menjëherë dhe ashpër sulmin e papranueshëm ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator, i cili la të vdekur një polic dhe dy policë tjerë të plagosur. Ajo i shprehu ngushëllimet familjes së rreshterit Afrim Bunjaku dhe bëri thirrje që përgjegjësit të dalin sa më shpejt para drejtësisë.
Serioziteti i këtyre ngjarjeve e bën edhe më të nevojshme urgjencën për Serbinë dhe Kosovën për të treguar përgjegjësinë për të ulur tensionet dhe për t'u riangazhuar me mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, e vetmja rrugë e mundshme drejt normalizimit të marrëdhënieve ne mes të dy vendeve dhe që u mundëson atyre të përparojnë drejt Bashkimit evropian.
O. Guérot: Nuk mund të mos i bëjmë vetes pyetje duke pasur parasysh numrin dhe natyrën e pajisjeve të braktisura nga grupi i armatosur. Dëgjuam pikëpamjet e presidentit Vuçiq dhe deklaratat e avokatit të M. Radoiçiq. Ne kërkojmë të vërtetojmë me saktësi faktet.
KosovaPress: Ditët e zisë kombëtare në Serbi për terroristët e vrarë dhe lirimi i liderit të grupit terrorist Milan Radojiçiq e dëshmojnë se Serbia është prapa këtij sulmi?
KosovaPress: Në bazë të këtyre dëshmive a duhet Serbia të sanksionohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
O. Guérot: Vetëm mund të rikujtoj se Franca nënvizon nevojën për të vërtetuar faktet përmes hetimeve të pavarura, në mënyrë që të nxjerrë përfundime, nëse është e nevojshme, për masat që mund të ndërmerren.
O. Guérot: Përforcimet ushtarake në kufi kanë ngritur shqetësime në mënyrë legjitime. Ushtria serbe filloi të marrë masat e pritshme. Është thelbësore të ruhet një kanal komunikimi me KFOR-in dhe të shmanget çdo befasi.
KosovaPress: Kur jemi tek dialogu Kosovë-Serbi, a mund të zhvillohet i njëjti pas ngjarjeve të fundit në teren?
KosovaPress: Janë ende valide marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit?
O. Guérot: Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit mbeten të vlefshme dhe ne u bëjmë thirrje të dyja palëve t'i zbatojnë ato sa më shpejt të jetë e mundur pa parakushte. Kosova në veçanti duhet të fillojë punën për formimin e asociacionit te komunave me shumicë serbe.
O. Guérot: Masat e marra në rastin e Kosovës janë masa të përkohshme dhe të kthyeshme, të cilat janë miratuar nga shtetet anëtare pasi të gjitha janë pajtuar. Një numër i veprimeve të kërkuara në Kosovë janë zbatuar, por jo të gjitha. Është thelbësore të merren masat e de-eskalimit që kemi kërkuar. BE pret që Kosova dhe Serbia të tregojnë përgjegjësi për të ulur tensionet dhe për t'u riangazhuar me mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, e vetmja mënyrë e mundshme për të arritur normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe për t'u mundësuar atyre të përparojnë drejt Bashkimi Evropian.