Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se Kosova angazhohet për paqe dhe drejtësi në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, themeli i arritjes së paqes është drejtësia për viktimat dhe ndëshkimi i krimeve. Kurti në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, tha se dialogu i mirë mund të zhvillohet kur palët nuk tremben nga distancimi prej krimeve. Kreu qeveritar tha gratë e dhunuara gjatë luftës ishin subjekt i luftës çnjerëzore të Serbisë, ndërsa sot janë heroinat tona. “Ato që para një çerek shekulli ishin subjekt i luftës çnjerëzore të Serbisë, sot janë heroina tona të zëshme e të heshtura", shtoi ai. Kurti përmendi edhe angazhimin që sipas tij ka bërë ekzekutivi në punësimin e grave. "Ne po zbatojmë ligje që garantojnë barazi dhe po ndajmë fonde", përfundoi ai. /E.Zeqiri/