Forumi i Paqes, Kurti në Paris takon Macron
Lexohet për: 2 min.
7
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në prag të edicionit të gjashtë të Forumit të Paqes në Paris, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pritur sonte në takim nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Detajet e vizitës janë bërë të ditura nga vetë kryeministri Kurti përmes një postimi në Facebook.

“Në Pallatin Élysée, bashkë me Ritën, mysafirë të presidentit francez Macron dhe Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, në prag të edicionit të gjashtë të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar Kurti.

Kurti udhëton për në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes - KosovaPress

Me ftesë të presidentit Emmanuel Macron, i cili do ta bëjë edhe hapjen e Forumit, sonte në mbrëmje kryeministri Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forumin e Paqes.

Të shtunën, më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, kryeministri Kurti do të merr pjesë në panelin e diskutimit me temën "Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt", ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025