Tanimë ka nisur plan-programi për Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e Sportit, ndërkaq së shpejti do të fillojë edhe rishikimi i Ligjit për Sportin.
Po ashtu, gjatë ditëve në vazhdim do të hyjë në fuqi Udhëzimi Administrativ për licensimin e federatave, kurse do të finalizohet edhe programi për masivizimin e sportit, me fokus te fëmijët dhe të rinjtë, përcjell KosovaPress.
“Do të bëjmë zgjidhje për projektet e infrastrukturës sportive që kanë histori të palavdishme, ndërsa do t’i nisim projektet e reja shumë të nevojshme. Krahas rritjes së mbështetjes financiare për federatat e sportit, jemi duke e zhvilluar modelin për financim të qëndrueshëm të klubeve të sportit”, shkruante Çeku në “Facebook”.
Ndërkaq, në kuadër që të zbatohet plan-programi i MKRS-së, kjo e fundit ka mobilizuar të gjitha kapacitetet e brendshme, duke punuar së bashku me partnerët e ngushtë si Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), ministritë përkatëse të linjës, federatat e sportit, profesionistët e Kosovës dhe ata të jashtëm.
Grupi Konsultativ për Sportin përbëhet nga:
1. Edmond Azemi, Drejtor sportiv në KB Prishtina
3. Bylbyl Sokoli, Profesor universitar, njohës i futbollit
4. Jeton Oruqi, Nën-kryetar i Federatës së Ping-pongut të Kosovës
6. Njomza Emini, Kryetare e Komitetit Paralimpik të Kosovës
7. Nazmi Paqarada, Njohës i basketbollit, ish Sekretar i Përgjithshëm në FBK
9. Besnik Thaqi, Nën-kryetar i Federatës E-Sports Kosova
10. Resmije Juniku, veterane e sportit, ish basketbolliste dhe trajnere