Roma dhe Brightoni do ta vazhdojnë ëndrrën e tyre në Ligën e Evropës, ku përballen sonte në “Stadio Olimpico” me fillim nga ora 18:45.
Përballja e sotme është e vlefshme për ndeshjen e parë në kuadër të fazës ë 1/16-ës së Ligës së Evropës, raporton KosovaPress.
Ndërkaq, interesante është që Roma ka humbur vetëm një nga 30 ndeshjet e fundit si vendase në garat e UEFA-s.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Romën nuk do të paraqitet Abraham, kurse te Brightoni mungojnë Heinshelwood, Joao Pedro, March, Milner dhe Mitoma.
Roma (4-3-3): Svilar; Spinazzola, Ndicka, Mancini, Celik; Pellegrini, Paredes, Cristante; El Shaarawy, Lukaku, Dybala
Brighton (4-2-3-1): Steele; Lamptey, Van Hecke, Dunk, Igor; Gilmour, Gross; Bounanotte, Enciso, Adingra; Welbeck