Pas suksesit ndaj Moldavisë në “Air Albania” të cilën e mposhti me rezultat 2:0, Kombëtarja e Shqipërisë do të kërkojë sot tri pikë të reja edhe ndaj Ishujve Faroe.
Rivali i kuqezinjve është i fundit në Grupin E me vetëm një pikë, andaj fitorja është synimi i vetëm i të përzgjedhurve të Sylvinhos sot, raporton KosovaPress.
Në konferencën për media, trajneri i kuqezinjve, braziliani Sylvinho kërkoi që skuadra të mos përfshihet nga euforia por të qëndrojë e fokusuar, duke e konsideruar rivalin e sotëm si shumë të vështirë për t’u mposhtur.
Grupin E e kryeson Republika e Çekisë me shtatë pikë, ndërsa ndiqet nga Polonia dhe Shqipëria me nga tri pikë, ndërsa Moldavia ka dy pikë, para Ishujve Faroe si të fundit me vetëm një pikë.
Ishujt Faroe (4-4-2): Gestsson; Sorensen, Vatnsdal, Faero, Davidsen; Joensen, Andreasen, Vatnhamar, Vatnhamar; Olsen, Edmundsson
Shqipëria (4-3-2-1): Berisha; Mitaj, Djimsiti, Ismajli, Hysaj; Asllani, Bajrami, Ramadani; Seferi, Asani; Cikalleshi