Formacionet zyrtare Real Madrid - Real Oviedo
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Formacionet zyrtare Real Madrid - Real Oviedo
Pas humbjes 2-0 në "El Clásico" që konfirmoi Barcelonën si kampione të La Liga-s, Real Madridi pret në shtëpi Real Oviedon me synimin për të siguruar matematikisht vendin e dytë në tabelë.
Përballë kanë një kundërshtar që sapo ka konfirmuar rënien nga liga dhe që vuan nga mungesa të rëndësishme si Eric Bailly, Javi López dhe Kwasi Sibo.
Edhe pse "Los Blancos" nuk arritën dot titullin, trajneri Álvaro Arbeloa kërkon përqendrim maksimal për të ruajtur ecurinë pozitive në Bernabéu, ku skuadra nuk njeh humbje në katër ndeshjet e fundit.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid (4-4-2): Courtois; Alexander-Arnold, Asencio, Alaba, Carreras; Mastantuono, Camavinga, Tchouameni, Diaz; Garcia, Vinicius Jr.
Real Oviedo (4-4-2): Escandell; Alhassane, Costas, Bailly, Vidal; Fernandez, Colombo, Fonseca, Chaira; Vinas, Reina.
KosovaPress