Formacionet zyrtare Arsenal - Manchester City
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Formacionet zyrtare Arsenal - Manchester City
Sot në orën 17:30, Stadiumi "Wembley" do të jetë nikoqir i finales madhështore të Carabao Cup EFL, ku Arsenal dhe Manchester City do të luftojnë për trofeun e parë të sezonit.
"Topçinjtë" e Mikel Artetës synojnë t'i japin fund pauzës gjashtëvjeçar pa trofe madhorë dhe të mbajnë gjallë ëndrrën për katër tituj këtë vit, ndërsa City i Pep Guardiolës kërkon hakmarrje pas eliminimit nga Champions League dhe një goditje psikologjike ndaj rivalëve që po u ikin në tabelën e Premier League.
Formacionet e zyrtare:
Arsenal (4-2-3-1): Kepa Arrizabalaga, Ben White, William Saliba, Gabriel Magalhaes, Piero Hincapie, Martin Zubimendi, Declan Rice, Bukayo Saka, Eberechi Eze, Leandro Trossard, Viktor Gyokeres.
Manchester City (4-1-3-2) : James Trafford, Matheus Nunes, Abdukodir Khusanov, Ruben Dias, Nathan Ake, Rodri, Rayan Cherki, Bernardo Silva, Nico O'Reilly, Jeremy Doku, Erling Haaland.
KosovaPress