Formacionet e mundshme të Real Betisit dhe Barcelonës
Lexohet për: 1 min.
5-Barcelona Real Betis
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Benito Villamarin” do të jetë nikoqir i përballjes mes Real Betisit dhe Barcelonës, e vlefshëm kjo për xhiron e 17 të La Ligas.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin spanjoll të dy skuadrat regjistruan fitore minimale 1:0, ku Barcelona e mposhti Gironan, kurse Betisi shënoi fitore kundër Getafes, raporton KosovaPress.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin janar të këtij viti, ku në kuadër të Super Kupës së Spanjës, Barcelona e mposhti Betisin me rezultat të ngushtë 3:2.

Momentalisht, Barcelona është lider i La Ligas me 47 pikë, në krahasim me Real Betisin që zë vendin e gjashtë në tabelë në kuotën e 31 pikëve.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat janë të kompletuara me lojtarë dhe trajnerët nuk do të jenë të brengosur rreth lëndimeve.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Real Betis (4-2-3-1): Silva; Sabaly, Pezzella, Felipe, Miranda; Rodriguez, Carvalho; Henrique, Fekir, Rodri; Iglesias

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Alba; Gavi, De Jong, Pedri; Raphinha, Lewandowski, Torres

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024