Forcat ruse granatojnë qytetin e dytë më të madh të Ukrainës
Lexohet për: 1 min.
Untitled
2 vite më parë
Linku u kopjua

Forcat ruse kanë granatuar masivisht qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, me raketahedhës.

Sipas Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, ushtria ruse bombardoi Kharkivin me raketa të shumta Grad, duke rezultuar në dhjetëra njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur.

"Kharkovi sapo është granatuar masivisht me raketahedhës të shumëfishtë Grad. Dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur! Ky tmerr duhet parë nga e gjithë bota! Vdekje pushtuesit!", shkroi Gerashchenko në faqen e tij në Facebook të hënën.

Bisedimet e paqes ndërkohë po mbahen pranë kufirit Ukrainë-Bjellorusi midis zyrtarëve rusë dhe Ukrainës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025