Foda: Kosova ka derën e hapur për të gjithë, por ata që vijnë, të jenë këtu me zemër
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur në një konferencë për media para ndeshjes miqësore kundër Norvegjisë e cila zhvillohet me pesë qershor.

Që në fillim Foda tregoi ka disa mungesa në skuadër, duke përfshirë edhe Sahitjan dhe Avdijaj. Për këtë të fundit, ai tha se ka mosmarrëveshje me federatën.

“Kemi vendosur nga forma e lojtarëve, po ashtu edhe nga profili, por gjithmonë është edhe mundësia e fundit para se t’i fillojmë lojërat për Ligën e Kombeve që t’i testojmë dhe ta kemi një përshtypje të tyre në këtë ndeshje miqësore të ardhshme...Sahiti është i ftuar, por në listën e zgjeruar, kurse Avdijaj, unë e njoh më herët prej ekipeve në Zvicër dhe kemi pasur disa mosmarrëveshje me federatën dhe derisa t’i sqarojmë ato mbetemi ta thërrasim”, tha Foda.

Më tutje, ai foli për skuadrën, duke thënë se synimi është që në Logën e Kombeve të ngjiten në Grupin B.

Duke folur për lojtarët që janë ftuar nga Superliga, Foda theksoi se në kampionatin e Kosovës ka shumë lojtarë cilësor.

Mungesa e Fisnik Asllanit në listë, sipas trajnerit, është për shkak se ka disa gjëra të pasqaruara.

Një mesazh në fund edhe për lojtarët që po e braktisin Kosovën për shtet të tjera.

“Secili lojtar i cili dëshiron të luajë për Kosovën është shumë i mirëseardhur. Të gjithë lojtarët duhet të dinë se për kë dëshirojnë të luajnë, ata të cilët kanë vendosur të luajnë për Kosovën duhet ta bëjnë atë me gjithë zemër dhe të gjithë janë të ftuar dhe e kanë derën hapur te Kosova”, tha Foda në fund

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024