FMN paralajmëron mbështetje të vazhdueshme për reformat ekonomike në Kosovë
Biznes
Lexohet për: 1 min.
FMN paralajmëron mbështetje të vazhdueshme për reformat ekonomike në Kosovë
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtori i Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar Alfred Kammer, gjatë një takimi sot në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes nga ana e këtij institucioni të lartë financiar botëror për reformat ekonomike dhe financiare në Kosovë.

Kamer mirëpriti, po ashtu, progresin e arritur të Kosovës në reformat e saj ekonomike dhe financiare.

Ndërsa, kryeministri Kurti theksoi arritjet e Kosovës në zhvillimin ekonomik, forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit.

Ai vuri në dukje rritjen e qëndrueshme ekonomike, reformat strukturore dhe përmirësimin e kushteve të investimeve, duke kontribuar në mirëqenien e qytetarëve. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025