FMN: Ky vit më i vështirë se ai i kaluari
Lexohet për: 1 min.
fmn-1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristalina Georgieva tha se 2023 do të jetë një vit i vështirë për pjesën më të madhe të ekonomisë globale, pasi "motorët kryesorë" të rritjes globale - SHBA, Evropa dhe Kina - përballen me një ngadalësim të aktivitetit.

"Ky vit do të jetë më i vështirë se viti që po lëmë pas," tha Georgieva për CBS.

Ajo theksoi se arsyeja kryesore është se ekonomitë kryesore botërore - BE, SHBA dhe Kina do të ngadalësojnë njëkohësisht aktivitetet ekonomike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025