Fletushkat kërcënuese në veri, Islami: Urdhra direkte të Aleksandër Vuçiqit për nxitje të urrejtjes
Lexohet për: 2 min.
islami-130224
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Në veri të Mitrovicës gjatë ditës sotme në janë shpërndarë disa fletushka kërcënuese të cilat japin udhëzime se çfarë veprime duhet ndërmarrë nëse haset populli serbë nga forcat e rendit të Kosovës si dhe ndaj kryeministrit Albin Kurti. Fletushkat përmbajnë mesazhe nxitëse dhe inkurajojnë qytetarët serbë për t’u mos u bindur policisë së Kosovës.

Menjëherë pas shpërndarjes së fletushkave është hapur edhe rast për incident kriminal “ “Nxitje e urrejtjes”.

Fletushkat me mbishkrime kërcënuese janë shpërndarë nga organizata e ashtuquajtur “Mbrojtja Popullore”  të cilët kanë theksuar se kundërvënia është e detyruar.

Në lidhje me këtë situatë, njohësi i çështjes së sigurisë, Avni Islami thekson fletushka kërcënuese ndaj policisë së Kosovës dhe kryeministrit Kurti janë urdhra direkte të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Përkundër kësaj, Islami thekson se një pjesë e vogël e popullit serbë nxiten nga këto organizime të Serbisë.  

Po ashtu, Islami tha se situata në komunat veriore është e sigurt, sepse sipas tij shteti i Kosovës po vepron ligjërisht në çdo cep.

Ai tha se edhe perëndimi e ka ndëshkuar Serbinë në mënyrë indirekte dhe se kërkesa për marrëveshje me Kosovën është arsyeja që Serbia nuk është ndëshkuar ende.

“Si duhet vepruar kur të shihni patrullën e policisë së Kurtit. “Të gjuash me gjëra që i ke në dorë (lojë, saksi, ngjyrë, ve, koktell)”. Si duhet vepruar kur të shihni shërbyesin civil të Kurtit, “E pështynë, e shanë, dhe në rast se të kundërpërgjigjet injoroni por në qoftë se është i vendosur, atëherë bjerini shuplakë”. Si është më së lehti të thyhet automjeti i policisë së Kurtit,”Me llagerë të rrumbullakët, siguresën e rrymës, por më së miri është me dëshirën kush nuk frikësohet ai edhe din”, këto ishin disa nga mbishkrimet e vendosura në fletushkat e shpërndara në veri te vendit. /A. Drenica

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024