Flamuri i Ukrainës valëvitet sërish mbi Çernobil
Lexohet për: 2 min.
ac0e32ff-6473-4bdc-9507-d32d6d84a5c3
2 vite më parë
Linku u kopjua

Flamuri kombëtar ukrainas u ngrit mbi termocentralin bërthamor të Çernobilit të shtunën në mëngjes, ndërsa punëtorët kënduan himnin kombëtar dhe festuan largimin e trupave ruse që kishin pushtuar vendin për javë të tëra.

"Në ceremoninë e ngritjes së flamurit mori pjesë personeli operacional i stacionit, i cili ka siguruar dhe vazhdon të sigurojë sigurinë bërthamore dhe rrezatuese të objekteve gjatë kushteve të vështira të okupimit," postoi Energoatom në kanalin e tij Telegram.

Kompania shtetërore bërthamore tha se të gjitha forcat ruse tani ishin larguar. Trupat ruse pushtuan për herë të parë stacionin e çmontuar në veri të Kievit muajin e kaluar pasi pushtimi u nis.

Ukraina thotë se po punon me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për të zbuluar se çfarë ndodhi në atë vend, ndërsa forcat ruse e kishin nën kontroll.

“Rusia u soll në mënyrë të papërgjegjshme në Çernobil për të gjitha arsyet, nga moslejimi i personelit të stacionit për të kryer funksionet e tyre deri te hapja e llogoreve në zonat e kontaminuara”, tha të premten ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025