Fjalët e fundit të pasagjerit që humbi jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Korenë e Jugut
Bota
Lexohet për: 1 min.
Fjalët e fundit të pasagjerit që humbi jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Korenë e Jugut
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Pak përpara se aeroplani i kompanisë ajrore Jeju të rrëzohej në Korenë e Jugut, një pasagjer i dërgoi mesazh shokut të tij se një zog kishte goditur avionin.

"Prisni një minutë... ne nuk mund të aterojmë sepse një zog (ose zogj) na goditën," tha pasagjeri në orën 9 të mëngjesit përmes platformës koreane të mesazheve KakaoTalk.

"Që kur?" pyeti një person tjetër.  "Vetëm... A duhet të dërgoj fjalët e mia të fundit?", u përgjigj pasagjeri dhe më pas kontakti humbi.

Fluturimi 7C2216, i cili vinte nga Bangkoku me 175 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, po përpiqej të ulej rreth orës 9:00 sipas kohës lokale në aeroportin Muan në jug të vendit kur ndodhi aksidenti. 179 persona vdiqën dhe dy anëtarë të ekuipazhit mbijetuan.

Kjo është përplasja më e rëndë në historinë e aviacionit të Koresë së Jugut.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025