Fitorja e Arsenalit lë Cityn pa hapësirë për manovrim
Lexohet për: 2 min.
Arsenali
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore të rëndësishme në garën e fortë për titullin e Premier ligës angleze. Futbollistët e drejtuar nga Mikel Arteta nxorën tri pikë në udhëtim ndaj Tottenham Spurs. Ndeshja e xhiros së 35 ndërmjet Tottenham dhe Arsenalit përfundoi me rezultatin 2:3. Micky van de Ven e nisi keq ndeshjen për vendësit me një autogol të shënuar në minutën 23 pas rishikimi të VAR-it. Vetëm katër minuta më vonë Arsenali arriti te goli i dytë përmes Bukayo Saka.

Ndërsa pritej rikthimi i Spurs gjërat në terren vazhduan të rrjedhin edhe më keq për skuadrën vendase, e cila dukej se do të pësonte debakël qysh në pjesën e parë, pasi Kai Hawertz në minutën 38 shënoi për 3:0. Në pjesën e dytë Arsenali nuk u tregua edhe aq i vëmendshëm në fushë sikur të ishte i kënaqur me epërsinë e lartë të shënuar, gjë e cila për pak sa nuk ia rrezikoi fitoren duke pësuar dy gola përmes Cristian Romero në minutën e 64-të dhe Son Heung-min nga penalltia tre minuta para përfundimit të ndeshjes. Katër pikë larg në krye, Topçinjtë vazhdojnë t'i hedhin dorën Cityt, edhe nëse skuadra e Pep Guardiolës ka dy ndeshje më pak. Njëri prej tyre vjen në City Ground këtë pasdite, por ata do të duhet ta bëjnë këtë pa Phil Foden në formë. Me gjashtë gola në pesë ndeshjet e tij të fundit, Foden kuptohet që do të mungojë ndërsa Erling Haaland është mjaftueshëm i aftë për bankë. City është i pamposhtur në Premier Ligë qe nga humbja 1:0 nga Aston Villa në dhjetor, por Forest do ta kujtojë betejën e tyre 1:1 të zhvilluar para 14 muajve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024