Fitore e thellë e Kosovës U18, vendi në gjysmëfinale të Evropianit
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka shënuar fitoren e dytë në Evropianin në Prishtinë.

Djemtë tanë të enjten mbrëma fituan ndaj Azerbajxhanit me rezultatin e lartë, 44:27, për të bërë vend në gjysmëfinale të Evropianit.

“Cilësia ishte plotësisht në anën e Kombëtares sonë që ka vazhduar momentin e mirë në prag të ndeshjes gjysmëfinale, që është të shtunën”, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit, raporton KosovaPress.

Ndeshja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit ishte e fundit e fazës grupore të Evropianit U18 (B) në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024