Fiton Akili, humb Nora, vjen reagimi i ministrit Çeku
Lexohet për: 1 min.
Hajrulla qeku
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Akil Gjakova e ka nisur me fitore rrugëtimin e tij në Lojërat Olimpike në Paria duke e mposhtur me Oppon rivalin e tij, brazilianin Cargnin në raundin e parë të kategorisë -73 kg.

Ndryshe nga Akili, motra e tij, Nora Gjaskova është ndalur që në luftën e parë duke u mposhtur nga Lkhagvatogo e Mongolisë, duke mos vazhduar rrugëtimin drejt medaljes së dytë olimpike, raporton KosovaPress.

Për këto dy paraqitje, ka reaguar edhe ministri i Ministrisë së Sportit, Hajrulla Çeku.

“Me emocion i ndoqëm të dy ndeshjet njëkohësisht. Nora dhe Akil Gjakova, vëlla e motër garuan sot në Lojërat Olimpike Paris2024. Faleminderit Nora për përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë në këto gara dhe suksese Akil në garat e radhës”, ka shkruar Çeku.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024