Fitër Bajrami nëpër botë
Lexohet për: 2 min.
ru_sd-1
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Myslimanët në mbarë botë festojnë sot festojnë sot Fiter Bajramin, apo Bajramin e madh, një manifestim falenderimi për Zotin siç përshkruhet pas muajit të shenjtë të Ramazanit

Gjatë 30 ditëve të Ramazanit, myslimanëve u kërkohet të agjërojnë, të tregojnë mirësi dhe durim, si dhe t’i forcojnë marrëdhëniet e tyre me Zotin. Fitër Bajrami që pason, zgjat tre ditë. Lutjet e kësaj dite të bekuar për ta, myslimanët në Rafah të Gazës, i kryen mes gërmadhash.

Ndërtesa e Empire State në New York ndriçohet me ngjyrë të gjelbër me rastin e Fitër Bajramit

Ndërtesa Empire State në Neë York City, Shtetet e Bashkuara, është ndriçuar në të gjelbër me rastin e Fitër Bajramit më 09 Prill 2024.

Kurse, myslimanët indonezianë mbërrijnë për të kryer namazin e Fitër Bajramit në Gumuk Pasir, në Parangkusumo, Bantul, Yogyakarta, Indonezi më 10 prill 2024. Myslimanët në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin me familjet e tyre, që shënon fundin e muajit të Ramazanit dhe kthimin e muajit Sheval në kalendarin islamik.

E në Tokio, myslimanët janë mblidhur në xhaminë e Tokios për të kryer namazin e Fitër Bajramit.

Edhe në Rafah të Gazës, palestinezët, të cilët u zhvendosën për shkak të sulmeve izraelite dhe u strehuan në një shkollë, kryejnë namazin e Fitër Bajramit.

Pamje e xhamisë Beni Hashim, e hapur në vitin 2010, ndërsa muslimanët mblidhen për të kryer namazin e Fitër Bajramit në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe më 10 Prill 2024. Ndërsa, në Turqi, myslimanët mblidhen për të kryer namazin e Fitër Bajramit në Xhaminë Eyup Sulltan në Stamboll. Festa e Fitër Bajramit është falur edhe në Xhaminë e Dëshmorëve në Berlin./AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025