Fiorentina e Aston Villa sigurojnë gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës
Lexohet për: 2 min.
13-Fiorentina, Aston Villa
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Fiorentinas dhe ajo e Aston Villas kanë siguruar dy biletat e para drejt gjysmëfinales së Ligës së Konferencës.

Pas më shumë se 120’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Artemio Franchi, ku u nevojitën edhe vazhdimet, Fiorentina e ka mposhtur Viktoria Plzen me rezultat solid 2:0, raporton KosovaPress.

Koha e rregullt nuk prodhoi gola, ndërsa në vazhdime Nicolas Gonzalez (minuta e 92’) dhe Cristiano Biraghi (minuta e 108’) i siguruan fitoren sot Fiorentinas me golat e tyre.

Ndeshja e parë që u zhvillua në Çeki u mbyll me rezultat të barabartë 0:0, ndërsa me fitoren e sotme, Fiorentina e eliminon Viktoria Plzenin nga Liga e Konferencës me rezultat të përgjithshëm 2:0.

Kualifikimin tutje sot e siguroi edhe skuadra angleze Aston Villa, e cila luajti si mysafire kundër Lille të Edon Zhegrovës.

Ndeshja e parë në Angli përfundoi 2:1, sikurse ajo e sotmja, gjë që nënkuptoi se nevojiteshin vazhdimet. Në vazhdime asnjëra skuadër nuk e gjeti golin, kështu duke e çuar ndeshjen në penallti.

Në penallti më e suksesshme u tregua Aston Villa, duke e mposhtur Lille 4:3.

Me fitoren e sotme, Fiorentina e Aston Villa vazhdojnë në gjysmëfinale. Fiorentina atje e pret fituesin e sotëm të ndeshjes mes Olympiacos dhe Fererbahces, kurse Aston Villa përballet me fituesin e ndeshjes mes Club Brugge dhe PAOK.

Rezultatet finale:

Fiorentina 2:0 Viktoria Plzen (ndeshja e parë në Çeki përfundoi 0:0)

Lille 2:1 Aston Villa (ndeshja shkoi në vazhdime pasi ndeshja e parë në Angli përfundoi 2:1 – Aston Villa fitoi në penallti 4:3).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025