Pas përfundimit dramatik të ndeshjeve play-off mbrëmjen e së martës, tashmë është zyrtarizuar lista e plotë e 48 kombëtareve që do të marrin pjesë në Botërorin 2026 që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadë dhe Meksikë.
Surprizat nuk munguan në fazën e fundit kualifikuese europiane, ku vende si Suedia, Turqia, Çekia dhe Bosnjë-Hercegovina siguruan biletat e fundit, duke lënë jashtë emra si kombëtarja jonë Kosova, Italia dhe Danimarka.
Anglia e Thomas Tuchel do të nisë rrugëtimin në Grupin L kundër Kroacisë më 17 qershor në Dallas, ndërsa Skocia gjendet në një "grup ferri" (Grupi C) ku do të sfidojë Brazilin, Marokun dhe Haitin.
Për sa i përket favoritëve, bastet dhe analistët shohin Spanjën (kampionen e Europës) si pretenden kryesore, e ndjekur nga Anglia dhe Franca, ndërsa kampionët në fuqi të botës, Argjentina, renditen të katërtit në listën e pritshmërive për të mbrojtur titullin.
