“Finalet” me Moldavinë e Ishujt Faroe, Sylvinho publikon listën e lojtarëve
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë këtë muaj dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të ciklit kualifikues për në Kampionatin Evropian Euro 2024, ndeshje këto që po cilësohen edhe si “finale”.

Më 17 nëntor me fillim nga ora 18:00 Shqipëria luan si mysafire e Moldavisë, kurse më 20 nëntor “kuqezinjtë” presin në “Air Albania” Ishujt Faroe, raporton KosovaPress.

Shqipëria e ka nisur grumbullimin për këto dy ndeshje që nga e hëna e 13 tetorit, ndërsa trajneri Sylvinho ka ftuar plot 24 lojtarë.

Sylvinho publikoi listën e të ftuarve sot, ku ka vendosur që mos të bëjë ndryshime në portë, mbrojtje e mesfushë, duke iu besuar lojtarëve të njëjtë që luajtën në ndeshjet e kaluara.

Risia e vetme është rikthimi i Arbnor Muçollit, i cili po kalon nëpër një formë të mirë në Suedi me skuadrën e Goteborg.

Për të mbrojtur portën kuqezi, Sylvinho ka në dispozicion Etrit Berishën, Thomas Strakoshën e Elhan Kastratin. Në mbrojtje të thirrur janë Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Ivan Balliu Campeny, Elseid Hysaj, Federic Veseli, Arlind Ajeti dhe Mario Mitaj.

Mesfusha dhe sulmi përbëhet nga 14 lojtarë si Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Jasir Asani, Arbnor Muja, Arbnor Muçolli, Sokol Cikalleshi e Mirlind Daku.

Sylvinho do të dalë nesër në konferencë për media me fillim nga ora 11:00.

Listën e lojtarëve të ftuar e gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024