Studiues, pedagogë e diplomatë nga vende të ndryshme të botës, si dhe përfaqësues të Fondacionit Ndërkombëtar për Tolerancë u mblodhën në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, për të bërë hapjen e Konferencës së Dytë Globale të Tolerancës Ndërkulturore.
Objektivi kryesor i konferencës është të shërbejë si një platformë për studiuesit, pedagogët, drejtuesit, diplomatët dhe të gjithë praktikuesit e tjerë për të nxjerrë në pah kërkimet, mendimet, shqetësimet dhe përvojat e tyre mbi ndikimin e teknologjisë në vlerat dhe normat kulturore.
“Kjo konferencë sjell diskutimin në nivel profesional dhe akademik për çështjen e tolerancës ndërkulturore. Është një çështje shumë e rëndësishme, e vështirë, por dhe shumë e nevojshme. Është shumë më e nevojshme të shprehen, le të themi, njohuritë në këtë drejtim, sepse mendoj se bota ka nevojë për konferenca të tilla. Toleranca është të jesh i hapur dhe pranues ndaj dallimeve, si dhe të respektosh dhe vlerësosh kulturën e tjetrit”, tha rektori Hajrizi.
H.E. Eng. Sheikh Salem bin Sultan bin Saqr Al Qasimi, shprehu mirënjohje dhe përshëndetje të ngrohta për të pranishmit në këtë konferencë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke thënë se është janë simbol i mishërimit të paqes dhe tolerancës.
Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Ndërkombëtar për Tolerancë, Dr. Abdulhamied Alromaithy falënderoi rektorin Hajrizi dhe UBT-në, të cilët mundësuar organizimin e kësaj konference me karakter ndërkombëtar në Kosovë, duke u dhënë një mundësi studiuesve dhe pedagogëve të shfaqin perspektivat e tyre në aspektin e tolerancës ndërkulturore.
Në këtë ngjarje u bë ndarja e mirënjohjeve për kontribuuesit të cilët mundësuan organizimin e Konferencës së Dytë Globale të Tolerancës Ndërkulturore, si dhe u shfaqën performanca me motive kulturore nga Emiratet e Bashkuara Arabe.