Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në seancën e sotme po dëgjohet dëshmitari Steven Russell, i cili shoqërohet nga përfaqësues të qeverisë amerikane. Kjo është seanca e parë pas pushimit veror në çështjen Thaçi dhe të tjerët, ku fillimi i seancës është shoqëruar me disa probleme teknike. Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë të pranishëm në sallën e gjyqit, ndërkaq Jakup Krasniqi po e ndjek seancën përmes video-lidhjes.
Ushtaraku amerikan, Steven Russell ka nisur dëshminë e tij me pyetjet nga prokurori i specializuar Matthew Halling lidhur me çarmatosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dorëzimin e armëve nga UÇK-ja tek KFOR-i.
Russell: Ata krijuan një zonë mbledhje për armët në zonën tonë, po ashtu dorëzuan disa armë në vendet e magazinimit të armëve, por sa i takon konsistencës së këtyre angazhimeve, nuk ka ndodhur kështu”, kanë thënë ata.
Dëshmitarit i është prezantuar një kartë, ku sipas prokurorit në të shkruhet “Ministria e Rendit Publik-letërnjoftim zyrtar për Selim Krasniqin”. Ai u pyet nëse kishte parë karta të tilla tek anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Russell: Po kemi parë letërnjoftime të kësaj natyre, po ashtu kemi parë edhe dokumente të paligjshme të qeverisë gjithashtu edhe letërnjoftime ose fletë identifikime të paligjshme të cilat nuk e kishin marrë miratimin nga instancat përkatëse.
Halling: Siç e keni thënë, juve nuk e dinit se kush ishte ministri i rendit publik në UÇK në atë kohë, apo jo?
Halling: Në fund fare të këtij dokumenti thuhet ministri i rendit publik, Rexhep Selimi dhe ka një nënshkrim aty. Do të kërkoja që dokumenti të paraqitej si provë”, përfundon prokurori i specializuar.
Dëshmitari Steven Rusell deklaroi se në periudhën nga qershori deri në shtator 1999, kanë pasur përgjegjësi për të vendosur rend në përputhje me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara. Gjatë intervestimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ai shtoi se në këtë periudhë nuk ka qenë aktive policia e UNMIK-ut.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha se dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth një ditë, ZPS-ja ka paraparë një orë e gjysmë për pyetjet, ndërkaq mbrojtja ka vlerësuar se i duhen pesë orë për kundërpyetje.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...