Mbrëmjet strugane të poezisë u hapën me antologjinë “Malli për jugun” nga Konstantin Milladinov. Por, ndryshe nga dikur, kur e gjithë Struga jetonte për festivalin dhe kërkohej më shumë hapësirë për ngjarjet e festivalit, interesimi ka ndryshuar në mënyrë drastike ndërsa festivali ndiqet nga një numër shumë më i vogël shikuesish.
“Mbrëmjet strugane të poezisë” janë përkujtim kthjelltësie, kurse poetët janë shëruesit tanë. Kushedi sa herë kemi gjetur ngushëllim dhe përgjigje në fjalët e tyre”, tha Bisera Kostadinovska Stojçevska – Ministre e Kulturës.
“Sot, me përhapjen e mediave dhe mundësinë e transmetimit live të festivaleve në televizion, kanale dhe transmetime në YouTube, sikur ka humbur kontaktin fillestar midis poetëve dhe audiencës dhe midis poeteve dhe poetëve”, theksoi Zoran Ançeski-poet.
Poeti Vladimir Martinovski propozon që Struga të konkurrojë në UNESCO për qytetin e letërsisë. Mbrëmjet strugane nisën me mbjelljen e një peme në Parkun e Poezisë për nderë të fituesit të Kurorës së Artë, poetit japonez Shuntaro Tanikawa, i cili për shkak të moshës 91-vjeçare, nuk mundi të marrë pjesë në Strugë. Djali i tij, kompozitori dhe pianisti japonez Kensaku Tanikawa do të marrë çmimin në emër të tij./Alsat.mk