Qendra për Inovacione dhe Zhvillim (CFID) ka nisur projektin “Kundërshtimi i Stereotipeve Negative për Komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë përmes Iniciativës Mediatike”.
Ky projekt realizohet me mbështetjen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe në partneritet me Agjencinë e Lajmeve KosovaPress.
Gjashtë të rinj nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian do të përfitojnë nga një program trajnimi profesional tre-mujor në KosovaPress, ku do të zhvillojnë aftësi në fushat e Gazetarisë, Produksionit dhe Videografisë.
Pas përfundimit të trajnimit, të rinjtë do të kenë mundësinë të bashkohen me redaksi të ndryshme të mediave në Kosovë për të punuar si praktikantë me pagesë. Kjo përvojë praktike do t’u ndihmojë atyre të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në krijimin e përmbajtjeve që nxisin një perceptim të drejtë dhe pozitiv për komunitetet e tyre.