Epoka e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos tani duket se ka marrë fund: i pari është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe shihet në një rol dytësor në PSG; ndërsa i dyti ka mbetur pa ambicie të mëdha me skuadrën e tij Manchester United.
Dy titanë që kanë shënuar 15 vitet e fundit të historisë së futbollit, duke grumbulluar tituj individualë dhe ekiporë, po shkojnë drejt fundit të karrierës së tyre përkatëse, me Kupën e Botës në Katar që mund të përfaqësojë fundin e epokës së tyre të ndritur, përcjellë KosovaPress.
Më poshtë është njëmbëdhjetëshja ideale e përbërë nga më të mirët dhe më të shtrenjtit nën 23 vjeç në planet. Një skemë ultra ofensive 3-4-1-2 dhe që ka në përbërje emrat e më poshtëm:
Donnarumma, Arnold, Dias, Davies, Mbappe, Pedri, Foden, Vinicius, Felix, Haaland, Vlahovic