‘’Fight Club Prishtina’’ me kikboksin më argëtues për fëmijë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
?t=49

Kikboksi është një sport mjaft i ri. Filloi në vitet 1960, në kulmin e popullaritetit të arteve marciale orientale si karateja dhe xhudoja. Është rezultat i bashkimit të karatesë me boksin, kështu që nganjëherë quhet "boks me këmbë" ose "karate në doreza". Lloji i ri i mundjes u quajt fillimisht karate me kontakt të plotë, ndërsa "karate" kuptohej se nënkuptonte çdo art luftarak. Adhuruesit e karatesë tradicionale nuk e pëlqyen përdorimin e emrit në këtë mënyrë, kështu që u miratua një term i ri. "Kikboksi" u përdor fillimisht në Japoni, pastaj në Shtetet e Bashkuara. Sporti i kikboksit mund të sjellë edhe një sërë përfitimesh për fëmijët, ai ndërton vetbesimin, përmirëson shëndetin dhe aftësitë fizike te fëmijët e  për më shumë  na tregojnë edhe vet trajnerët dhe fëmijët e klubit  të kikboksit ‘’Fight Club Prishtina’’.
Për më shumë ndiqni videon më lartë:

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024