FIFA ka shtyrë një vendim mbi një ofertë palestineze për të suspenduar Izraelin nga futbolli ndërkombëtar deri pas Olimpiadës së Parisit, duke thënë se të dyja palët kishin kërkuar më shumë kohë për të paraqitur qëndrimet e tyre.
Federata Palestineze e Futbollit (PFA) kishte paraqitur një propozim për të pezulluar Izraelin në maj për shkak të luftës në Gaza, me FIFA-n që urdhëroi një vlerësim urgjent ligjor dhe premtoi se do ta adresonte atë në një mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit të saj në korrik, raporton KosovaPress.“Pas kërkesave për zgjatje nga të dyja palët për të dorëzuar pozicionet e tyre përkatëse, të dhëna siç duhet nga FIFA, nevojitet më shumë kohë për të përfunduar këtë proces me kujdesin dhe plotësinë e duhur”, tha FIFA në llogarinë e saj “X”.
Lojërat Olimpike të Parisit do të zhvillohen nga 26 korriku deri në 11 gusht, me ndeshjet në grupe për turneun e futbollit për meshkuj që nisin më 24 korrik.
Një raport i kësaj jave nga avokatë të specializuar në të drejtën ndërkombëtare i bëri thirrje FIFA-s të suspendonte Izraelin për shkeljen e disa prej statuteve të FIFA-s në lidhje me të drejtat e njeriut dhe objektivat humanitare.