FIFA e konfirmon, 16 referë nga Kosova pajisen me stema të reja
Lexohet për: 1 min.
8-Stemat
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka dorëzuar sot stemat e reja të FIFA-s për 16 referë kosovarë.

Pjesë e këtyre 16 referëve janë edhe katër femra si Lumnije Muhadri, Florentina Kallaba, Rita Vehabi dhe Fitore Govori, raporton KosovaPress.

Paraqitjet e mira të gjyqtarëve tanë në arenën ndërkombëtare kanë bërë që FIFA të konfirmojë stemat për: 4 gjyqtarë kryesor, 9 asistentë si dhe 3 gjyqtarë të futsallit.

Presidenti Ademi i përgëzoi gjyqtarët për përkushtimin dhe punën e mirë, ndërsa tha se të gjithë e kanë merituar rikonfirmimin e FIFA-s dhe uroi që ata me punën e tyre të jenë shembull në rajon e më gjerë.

Gjyqtarë kryesor

Genc Nuza

Visar Kastrati

Mervan Bejtullahu

Rita Vehapi

Asistentë

Fatlum Berisha

Bujar Selimaj

Lumturije Muhadri

Fatmir Sekiraqa

Besnik Morina

Edmond Zeqiri

Granit Hyseni

Fitore Govori

Arbnor Bullatovci

Gjyqtarë të futsallit

Besar Beqiri

Besart Ismajli

Florentina Kallaba

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025