Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet zyrtarit të saj për integritet të garave, Gazmend Bojniku, ka filluar ciklin e ri të seminareve 2024/2025, ku synon ndërtimin e një kornize të fortë dhe gjithëpërfshirëse për parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në sport.
Në këtë kuadër, të martën në selinë e FFK-së është mbajtur seminari i parë për këtë vit kundër dukurive negative në sport me delegatët e Superligës dhe Ligës së Parë.
Do theksuar se seminaret e tilla janë pjesë e planprogramit të UEFA-së, të cilat janë të hartuara dhe të kategorizuar sipas grup-moshave të lojtarëve-lojtareve, zyrtarëve të klubeve dhe aspekti më specifik për zyrtarë të ndeshjeve. Federatat anëtare të UEFA-së obligohen të organizojnë seminare të tillë ndërgjegjësimi së paku një herë në vit me të gjitha nivelet dhe kategoritë.