FFK mban mbledhje për 8-vjetorin e anëtarësimit në UEFA
Lexohet për: 1 min.
11-FFK
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi.

Presidenti Ademi shfrytëzoi rastin që t’i urojë anëtarët e KE-së me rastin e tetë vjetorit të anëtarësimit në UEFA, duke e vlerësuar 3 majin e vitit 2016 si një nga datat më të rëndësishme në futbollin tonë, raporton KosovaPress.

Më pas, gjatë kësaj mbledhje u diskutua për të arriturat gjatë kësaj kohe si dhe për projektet e ardhshme.

Gjithashtu, KE diskutoi për datat e ndeshjeve të barazhit dhe për organizimin sa më të mirë të tyre si dhe për ecurinë e punimeve në stadiumin “Fadil Vokrri” e për projektet e infrastrukturës që janë duke u kryer në vazhdimësi nga FFK-ja.

Në fund, KE shqyrtoi edhe parashtresat dhe ankesat që i janë drejtuar këtij organi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025