Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka konfirmuar anulimin e dy ndeshjeve të sotme të Superligës së Kosovës.
Si pasojë e motit të ligë me reshje të mëdha bore që po mbretëron në vendin tonë, ndeshjet e sotme të Superligës shtyhen për ditën e hëne, raporton KosovaPress.
Po ashtu, edhe ndeshjet e Ligës së Parë mes Rahovecit e Drenicës dhe Trepçës e Dinamos janë shtyrë për të njëjtën arsye, dhe të njëjtat do të zhvillohen nesër, andaj klubet vendase janë të obliguara të caktojnë fushën se ku do t’i luajnë këto ndeshje dhe ta lajmërojnë Komisionin e Garave deri sot në orën 19:00.
Ndërkaq, Komisioni i Garave i FFK-së ka kërkuar nga klubet që janë nikoqire të mirëmbahet fusha dhe pastrimi i saj, në mënyrë që ndeshjet të zhvillohen në orarin e parparë.