Federata e Basketbollit (FBK) ka prezantuar edhe zyrtarisht strategjinë e saj për periudhën 2026-2030.
Siç u tha në Kuvendin e Punës të hënën, ky është një plan i qartë për zhvillimin, profesionalizimin dhe ngritjen e basketbollit kosovar në një nivel të ri në pesë vitet e ardhshme.
“Ideja është që të kemi vërtetë një transformim edhe zhvillim të sistemit, të krijojmë një ekosistem funksional dhe të qëndrueshëm. Të kemi më shumë përfshirje, të kemi numra më shumë se sa që kemi tani...Numrat tonë nuk janë duke shënuar rritje, përderisa sporti jonë po shënon rritje, numrat tonë nuk po shënojnë rritje dhe kjo është një brengosje. Jemi të vetëdijshëm për deficitin demografik që e kemi sepse në secilin vit kemi më pak të rinj dhe të reja se sa që kemi pasur një vit më herët por kjo nuk është justifikim i majftueshëm për ne sepse duhet të kemi ngritje”, tha Fetahu.
Në vazhdim, ai u ndal te synimet kryesore të strategjisë, duke prezantuar vizionin për zhvillimin e basketbollit në të gjitha nivelet. Sipas tij, fokusi është në krijimin e një sporti që bashkon komunitetin, zhvillon trajnerë, referë e talente në mënyrë të strukturuar dhe garanton barazi për vajzat dhe djemtë, si dhe ngritjen e ekipeve kombëtare në nivel konkurrues ndërkombëtar.Në fund, Fetahu theksoi dimensionin afatgjatë të strategjisë, duke vënë në pah rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe standardeve cilësore në zhvillim. Ai potencoi se synimi është ndërtimi i vlerave të qëndrueshme që tejkalojnë një cikël të vetëm strategjik dhe krijojnë bazë solide për të ardhmen e basketbollit në Kosovë.
“Ideaj është që tani me këtë strategji të re ne vërtet po i japim theks të lartë cilësis dhe ndikimit të standarteve të qëndrueshme të zhvillimit. Jemi të fokusuar në qëndrueshmëri dhe në progres afatgjatë dhe jemi duke ndërtuar vlera afatgjate përtej një cikli strategjik. Kjo është ideja e strategjisë së re”, tha Fetau në fund.
Edukimi i Trajnerëve
Vajzat dhe Gratë
Komuniteti
Strategjia 2026-2030 mbështetet në 5 zotime:
Qeverisje e mirë dhe transparente.
Barazi dhe përfshirje totale.
Integritet i pakompromis në sport.