Rreth 400 artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Italia, Franca, Spanja, Anglia dhe Brazili janë mbledhur në Suharekë, ku po përformojnë në kuadër të karnavali “Golden Eagle”.
Ky karneval tashmë tradicional, i cili po mbahet për herë të tretë në Suharekë, ka mbledhur mijëra qytetarë e mysafirë. E për argëtimin e tyre është organizuar edhe një koncert me emra të njohur të estradës tonë, i cili do të zgjasë deri në mesnatë.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj tha se kjo festë është bërë traditë, ndërsa e cilësoi si një festë me rëndësi për gjithë Kosovën.
"Besoj që është një ditë shumë me rëndësi edhe për mua si kryetar i komunës por edhe për gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës, është një festë e madhe për neve. Kjo festë është bërë traditë, ky është viti i tretë, për shkak se dy vite më herët s'kemi pas mundësi për shkak të pandemisë, por kjo çdo herë është duke u rritur, do të jetë një festë shumë me rëndësi, jo vetëm për qytetarët e Komunës së Suharekës por për gjithë Kosovën", tha Muharremaj.
"Afërsisht janë 400 artistë dhe do të performojnë në defile dhe skenë, janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Italia, Franca, Spanja, Anglia dhe Brazili. Shumica prej këtyre grupeve prezantohen në Kosovë për herë të parë por edhe në rajon, dhe kjo besoj që do të jetë një arsye më shumë për ta vizituar në këtë ditë vikendi Suharekën", theksoi Palushi.
Palushashi ka shtuar se nuk ka pasur ndonjë problem gjatë organizimit. Ndërkaq ka thënë se i kanë të gjitha masat e nevojshme, duke përfshirë, Policinë, emergjencën e zjarrfikësit.
Qytetarët janë ata që po e shijojnë çdo minutë të kësaj feste, ndërsa shprehen se atmosfera e filluar është mjaftë mirë.
Zaim Qafleshi që vie nga Opoja për ta shijuar festën, thotë se organizimi është i jashtëzakonshëm.
Fjolla Bytyqi tha së në Karnaval merr pjesë për herë të tretë.
"Atmosfera është shumë e mirë dhe po shihet që ka njerëz prej gjithë Kosovës. Është viti tretë që marrë pjesë dhe është shumë mirë”, tha ai.
"Shumë mirë jemi duke kaluar në Karnavalin e Suharekës. Mikpritja është e mirë", tha ai.
Karnavali ka nisur me parakalimin e grupeve nëpër qendër të Suharekës dhe do të vazhdojë me koncert deri në mesnatë.