Ferizaj i fortë për Llapin, Dukagjini e mposht Malishevën
Lexohet për: 1 min.
13-fERIZAJ
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar të tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante dhe befasi.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Liman Gegaj”, Dukagjini e ka mposhtur Malishevën si mysafirë me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.

Për Dukagjinin golashënues ishin Khomutov (minuta e 44’) dhe Marclei Santos (minuta e 65’), kurse golin e nderit për Malishevën e shënoi Faruk Bihoraci në minutën e 50’.

Po ashtu, me rezultat të njëjtë 2:1 përfunduan edhe dy ndeshjet e tjera në Superligë, ku Ferizaj e mposhti Llapin, kurse Trepça ’89 shënoi fitore si mysafirë ndaj Drenicës.

Ferizaj e mposhti Llapin me ndihmën e dy golave të shënuar nga Edon Sadriu (minuta e 45+1’ dhe 58’), kurse golin e vetëm te Llapi e shënoi Gerhard Progni në minutën e 11’ të ndeshjes.

Rezultatet finale të tri ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Drenica 1:2 Trepça ’89

Ferizaj 2:1 KF Llapi

Malisheva 1:2 Dukagjini

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024